Kombëtare

Emrat/ Tragjedia e Minierës së Artanës, kush janë viktimat?

Dy persona kanë vdekur sot si pasojë e shembjes së dheut në Minierën e Artanës. Viktimat janë Idriz Gërbeshi dhe Haki Arifaj.

Për këtë rast ka reaguar edhe Ministria e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike. MEPTINS u ka shprehur ngushëllime të gjithë familjarëve dhe shoqërisë së të ndjerëve.

Sipas MEPTINS, autoritetet e Republikës së Kosovës po angazhohen maksimalisht për t’u dalë në ndihmë të gjithë minatorëve dhe familjarëve të prekur – raporton Express.

“Shprehim keqardhje të thellë për fatkeqësinë e ndodhur sot, me 2 qershor, në minierën e Artanës ku kanë humbur jetën Idriz Gerbeshi dhe Haki Arifaj. Idriz Gerbeshi ka qenë xehëtar me banim në Hajvali, ndërsa H.Arifaj inxhinier i diplomuar i xehetarisë nga fshati Gllogovc, Komuna Lipjan. Ngjarja ka ndodhur me shembjen e pa pritur të masës shkëmbore në minierën Artana”, thuhet në njoftim.

https://www.facebook.com/MEPTINIS.RKS/posts/1225748861103250

Shfaq më shumë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

//dooloust.net/4/3473483