SPORT

Emocione të shumta edhe sonte në Ligën e Kampionëve – Liverpooli mysafir i Portos, Man City pret Tottenhamin

Pas përfundimit të dy ndeshjeve çerekfinale, tashmë dihen dy gjysmësfinalistët e parë të Ligës së Kampionëve për këtë edicion.

Barcelona eliminoi Manchester Unitedin me rezultat të përgjithshëm 4:0 nga të dyja ndeshjet për ta prekur fazën gjysmëfinale.

Image

Nga ana tjetër, Ajax bëri ‘befasinë e vitit’ duke eliminuar Juventusin me rezultat të përgjithshëm 3:2 nga të dyja ndeshjet për t’u kualifikuar në gjysmëfinale pas shumë vitesh.

Ndërkaq, sot do të zhvillohen dy çerekfinalet e fundit për këtë edicion.

Liverpooli është mysafir i Portos në Portugali me fillim nga ora 21:00, kurse Manchester City e pret Tottenhamin në “Etihad Stadium”.
Skuadra e Jurgen Klopp e fitoi ndeshjen e parë me rezultat 2:0 në “Anfield” dhe shihet favorit absolut për një kualifikim tutje në gjysmëfinale – së paku në letër.

ga ana tjetër, ndeshjen e parë mes Tottenhamit dhe Manchester Cityt e fituan londinezët në “Tottenham Hotspur Stadium”.

Ndeshja e javës së kaluar përfundoi 1:0 për Spurs, të cilët edhe sonte do ta kërkojnë një fitore për ta lënë mbrapa skuadrën e Pep Guardiolës.