Emir Sahiti fiton kupën e Kroacisë

Futbollisti i kombëtares së Kosovës, Emir Sahiti, e ka fituar edhe një trofe në sirtarin e tij.

Sahiti me ekipin e Hajduk Splitit fituan në finale të kupës së Kroacisë, pasi mposhtën Shibenikun me rezultat 2:0.

24 vjeçari, luajti për 80 minuta në këtë sfidë teksa ishte hera e dytë që e fiton këtë trofe me skuadrën e madh kroate.

Hajduku për herë të tetë në histori të klubit fiton kupën e Kroacisë në futboll.

Go to TOP