Kosova

Emilija Rexhepi/ Dikur e akuzonte për keqpërdorim të fondeve Rasim Demirin, tani lidhin aleancë së bashku

Ministri i Zhvillimit Rajonal, Rasim Demiri, kishte raportuar në Komisionin për Mbikëqyrjen e Financave Publike ku është ballafaquar me deputetët e këtij trupi parlamentar.

Deputetja Emilija Rexhepi e akuzoi ministrin Demiri për nepotizëm, ku sipas saj, ky ministër ka marrë fonde për familjarët duke përfshirë gruan e tij.

Deputetja Emilija Rexhepit, kishte deklaruar se  krejt këto keqpërdorime janë edhe të dokumentuara në Raportin e Auditorit të përgatitur për këtë dikaster dhe keqpërdorimet e ministrit Rasim Demiri. Deputetja e kishte  akuzuara ministrin Demiri se përpos që u ka dhënë fonde nga paraja publike familjarëve të tij, ka përvetësuar fonde edhe për njerëzit nga partia e tij.

“Lidhur me financimin dhe subvencionet e OJQ-ve janë ndarë para për persona të caktuar individual, si vajzave të tyre. Kemi nepotizëm shumë të madh tek ju në Ministri dhe dëshiroj që t’i keni në kontroll për këto mjete financiare të shpërndara, p.sh, në Prizren që është kryetar i partisë tuaj që ka marrë mjete në emër të OJQ-së, vajza e tij Alina që ka marrë më shumë se 20 mijë euro dhe kërkoj sqarime për të gjitha këto. Pastaj kemi projektet e lotit të parë nga 1 deri 5 mijë euro dhe në lotin 2, ku Seat Shabani që është pjesë e elektoratit tuaj, bashkëshortja e tij ka marrë mjete financiare të mëdha”, tha Rexhepi.

Ministri i Zhvillimit Rajonal kishte deklaruar se dikasteri i tij ka dalë shumë më mirë në Raportin e Auditimit në krahasim me ministritë e tjera.

Demiri kishte thën se në këtë raport nuk përmenden në asnjë vend keqpërdorimet për të cilat ka folur deputetja Rexhepi.

Ai tha se nuk ka asnjë lidhje me keqpërdorimet e parasë publike që deputetja e komunitetit boshnjak i kishte paraqitur ku tha se nuk e di se si u keqpërdorën 410 mijë euro pasi që një gjë e tillë nuk përmendet fare në Raportin e Auditimit.

Por Kosova.info , kishte botuar një dëshmi dite me pare e cila demanton ministrin Rasim Demiri, ku ai sebashku me këshilltaret e tije, flasin për projekte dhe përfitime te jashtëligjshme.

Ne disa dëshmi te siguruara nga Kosova.info, ministri Rasim Demiri dyshohet se ka keqpërdorur fondet publike përmes projekteve te cilat i kanë marre përmes OJQ-ve, dhe me pas një pjese te tyre i kane marre njerëzit e ministrit dhe bashkëpunëtoret e tije. LEXO EDHE:

Keqpërdorimet e buxhetit përmasë projekteve “Kulturon Umetnicko Drustvo MERAK KUD MERAK” .

“Kulturno-Obrazovano-Prosvetna Organizacija Memlecet”, dhe shum projekte te tjera, qe ishin marrë nga zyra për komunitete, dyshohet se ministri Demiri ka keqpërdorur autoritetin e tij zyrtarë, duke ndikuar ne zyrën e komuniteteve dhe pastaj edhe  keqpërdorimin tyre përmes OJQ-ve.

Lidhje me këto kishte reaguar dhe kishte kërkuar llogari edhe deputetja Emilija Rexhepi, por pas një kohe është heshtur dhe tani prap kane lidhur aleance te përbashkët me Rasim Demirin dhe pretendojnë te marrin postin e ministrit ne qeverinë Kurti./Kosova.info