Show Biz

Elvana përvëluese në klipin e ri, por a ka veshur të brendshme?

Elvana Gjata i mahniti të gjithë me look-un e saj në klipin e ri “Fustani”, në bashkëpunim me Capital T.

Kryefjala e klipit ishte veshja e saj, veçanërisht një fustan i tejdukshëm i punuar me zingjirë nga Valdrin Sahiti, që dukej se ekspozonte gjoksin dhe të pasmet e Elvanës.

Por a kishte veshur të brendshme Elvana? Shumë prej nesh do të thoshin “jo”, duke parë klipin dhe fotot e fundit!

Por në disa foto të kapura gjatë xhirimeve, dhe të publikuara nga Sellma, make up-artistja e Elvanës, këngëtarja shihet se nuk është nudo poshtë atij fustani!

Elvana ka përdorur reçipeta në formë silikoni që janë thuajse të tejdukshme kur i vendos në lëkurë.

“Prive.al” raporton se këngëtarja mban veshur edhe të brendshme në ngjyrë nude me prerje lazeri të cilat janë pothuajse të padukshme kur vishen!

Epo tani le të flejmë të qetë!



//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483