Show Biz

Elvana Gjata merr vëmendjen e këngëtares ndërkombëtare

Një javë më parë, Elvana Gjata na surprizoi të gjithë teksa publikoi projektin e saj më të ri, “Loti”.

Kënga me videoklip erdhi si një dhuratë për fansat, pas albumit “Çelu” dhe u pëlqye shumë nga ta. Brenda pak ditësh klipi ka tejkaluar shifrën e 3 milionë klikimeve në “YouTube”.

Kënga u prit mirë jo vetëm nga publiku shqiptar por edhe ai i huaj, përfshirë këtu edhe artisten me famë ndërkombëtare, Inna. Rumunia bukuroshe ka mbështetur Elvanën në këtë projekt të ri dhe kjo e fundit nuk mund të ishte më e lumtur!

Inna ka publikuar një pjesë të klipit në “InstaStory” dhe këngëtarja shqiptare, tepër e entuziasmuar, e ka ripostuar duke shkruar: “Kjo më zbukuroi ditën! Faleminderit mbretëreshë! Të dua!”.

Image
Image