Show Biz

Elton John zbulon se pas operacionit ishte detyruar të mësonte përsëri të ecte dhe të mbante pelena

Muzikanti legjendar anglez, Elton John, ka folur hapur për BBC-në se është dashur të mësojë nga e para të ecte kur kishte pasur infeksion serioz pas operimit të kancerit të prostatës.

Ai më parë kishte zbuluar se e kishte përballuar me vështirësi operimin (e suksesshëm) dy vjet më parë, por pothuajse iu afrua vdekjes kur më pas u sëmurë në turne në Amerikën e Jugut.

Atëherë ai u kthye në kujdesin intensiv në Britani të Madhe, ku pasuan problemet e mëdha.

“Tekstualisht, duhej të mësoja të ecja nga e para. Kam qenë jashtëzakonisht i sëmurë. Gjatë kohës sa isha i shtrirë në shtratin e spitalit vetëm po mendoja ‘të lutem Zot, mos më lër të vdes, dua t’i shoh fëmijët e mi’ dhe për fat të mirë, mbijetova” , tha John në intervistën me Graham Norton në BBC.

Elton shpjegoi se ishte detyruar edhe të bartte pelena. “Isha në skenë në Vegas, me dhimbje të madhe. E kam bërë shown duke bartur pelena dhe po mendoja se sikur audienca ta dinte se po urinoja në ato momente”, u tall John, duke shtuar se ndihej si një grua bionike, sepse i ishin hequr bajamet, zorra e trashë dhe zorra qorre, shkruan KOHA Ditore. John thotë se tani ndihet mirë, por e ndien se i ka mbetur edhe pak kohë.

Beteja e muzikantit ikonik me sëmundjen pasoi pas betejës së tij shumëvjeçare me varësinë nga alkooli dhe droga.

Ndërkohë, John i anuloi të gjitha paraqitjet. Muajin e kaluar, u konfirmua se ai nuk do të performonte në Glastonbury vitin e ardhshëm.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483