Show Biz

Elton John kishte frikë se nuk do të punonte më kurrë esëll

Elton John mendoi të pensionohej pasi që i tejkaloi problemet e tij me abuzimin me substanca pasi që kishte frikë se nuk do të mund të performonte pa qenë nën ndikim të tyre.

Duke shkruar për Recovery Issue të revistës “Variety”, këngëtari i “Rocket Man” detajon se si ai ishte aq i vendosur ta linte pijen dhe drogën kur e “preku fundin” në vitin 1990, sa që ishte i përkushtuar ta linte muzikën për një vit, shkruan KOHA Ditore.

Image

Pas vendimit të tij për të marrë pjesë në mbledhjet e Narkotikëve dhe Alkoolikëve Anonimë, ai kishte frikë se nuk do të mund të bëhej përsëri një yll rocku.

“Pasi që u dorëzova më në fund dhe vendosa të kërkoj trajtim për varësinë time, erdhi një moment kur po e pyesja veten nëse do të kthehesha përsëri në punë si Elton John,” shpjegon ai.

“Por në atë kohë, unë nuk po mendoja shumë të isha artist. E kisha arritur pikën më të ulët në jetën time – fundin absolut. E urreja shumë veten time. U mbulova nga turpi. E gjitha që doja të bëja ishte të bëhesha më mirë. E vendosa të gjithë energjinë që më kishte mbetur në drejtim të rikuperimit tim.”

Ai e përshkruan “hapin e tij më të zgjuar” braktisjen e performancave për t’u shëruar nga varësia – por kishte pranuar ta bënte një koncert bamirësie në Grosvenor House në Londër, nga i cili ai nuk dëshironte të tërhiqej.

Elton u frikësua të kthehej në skenë, por interpretoi në koncert duke e bindur veten se ai mund të kthehej në muzikë kur të ishte gati.

Leave a Reply

Your email address will not be published.