Hi Tech

Elon Musk zbulon se vuan nga sindroma Asperger

Inxhinieri dhe sipërmarrësi i teknologjisë, Elon Musk, ka treguar se vuan nga sindroma Asperger ndërsa po fliste në serinë e skicave komike amerikane Saturday Night Live (SNL).

49 vjeçari u tha shikuesve se ai ishte “personi i parë me Asperger” që drejtoi një program të gjatë – dhe me brohoritje e zë të lartë nga audienca.

“Unë jo gjithmonë kam shumë intonacion ose variacion në mënyrën se si flas … gjë që më thuhet e bën për një komedi të shkëlqyeshme”, bëri shaka ai në monologun e tij të hapjes. “Në të vërtetë unë po bëj histori sonte si personi i parë me Asperger që pret SNL theksoi ai.

Sindroma Asperger (AS) është një nga një grupet e çrregullimeve neurologjike të njohura si çrregullime të spektrit të autizmit (ASD). Sindroma Asperger është në skajin e butë të spektrit dhe të prekurit shfaqin tre simptoma kryesore, vështirësi në ndërveprimin shoqëror, sjellje të përsëritura dhe përqendrim i fortë ndaj rregullave dhe rutinës.

Kjo mendohet të jetë hera e parë që Musk flet për gjendjen e tij dhe që u prit me duartrokitje nga audienca e studios ndërsa disa njerëz në mediat sociale, vunë në dyshim pretendimin e tij. Ata theksuan se aktori i humorit Dan Aykroyd, i cili ka folur publikisht për përvojën e tij me sindromën e Tourette dhe Asperger, më parë ka qenë nikoqir i SNL.