Hi Tech

Elon Musk paralajmëron zgjerimin e kompanisë Tesla në vendet e Ballkanit

Shefi i kompanisë Tesla, Elon Musk, ka zbuluar planet e kompanisë për zgjerim në Evropë, duke përmendur edhe dy vende të Ballkanit, Serbinë dhe Kroacinë.

Kompania që merret me prodhimin e veturave elektrike planifikon të fillojë zgjerimin në Evropë, në fillim të vitit të ardhshëm.

“Shpresojmë të hapim në Sllovaki, Kroaci, Serbi dhe pjesën më të madhe të Evropës Lindore në fillim të vitit të ardhshëm. Më në fund do ta bëjmë krenar Nikola Teslën duke pasur veturat në vendet e tij të origjinës”, ka shkruar Musk në Twiiter.

Leave a Reply

Your email address will not be published.