Kombëtare

“Elkos Group” me pikë grumbullimi dhe qendër tregtare në Skenderaj

“Elkos Group” ka zgjeruar gjeografinë e saj afariste duke u shtrirë edhe në komunën e Skenderajt. Komuna e Skenderajt ka nënshkruar kontratën me “Elkos Group”.

“Për ndërtimin e qendrës tregtare “ETC” në Skenderaj, për të cilën qendër si komunë kemi dhënë tokën në shfrytëzim për 15 vite. Në emër të kësaj kontrate ETC do t’i punësoj rreth 70 punëtorë me paga mesatare 300-400 euro.

Po ashtu ETC do të ndërtoj edhe një pikë grumbulluese për produkte bujqësore, në mënyrë që bujqit tonë të kenë treg të sigurt për produktet e tyre. Sponsorizimi i sportit në komunën tonë do të jetë një nga obligimet tjera të operatorit ekonomik në kuadër të kësaj kontrate”, ka shkruar kryetari Jashari. /Kosova.info/

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.