Show Biz

Eliza Dushku feston ditëlindjen e 39-të

Eliza Patricia Dushku u lind më 30 dhjetor 1980 në Boston. Ajo ka lindur nga një baba me origjinë shqiptare dhe nga një nënë daneze.

Në moshën 12-vjeçare, nis karrierën në kinema. Pas pesë muajsh kërkime nëpër Shtetet e Bashkuara për të luajtur rolin e Alice kundër Juliette Lewis në filmin “That Night”, Eliza e fitoi rolin.

Ka luajtur në shumë filma me aktorë të njohur, si Robert De Niro, Arnold Schwarzenegger, Ellen Barkin, Leonardo DiCaprio, James Belushi, Paul Reiser etj.

Eliza (39) ka studiuar për piano, bateri dhe balet. Por, ajo do të bjerë në sy pikërisht në filmin ”True Lies”, ku luan përkrah aktorit Arnold Schwarzenegger, atëherë kur ishte vetëm 14-vjeçare, transmeton KP.

Ndërsa në moshën 18-vjeçare, Eliza u bë një yll i ekranit të madh dhe iu propozua roli i Faith në serinë “Buffy the Vampire Slayer”. Fillimisht, ajo do të merrte pjesë në pesë episode, por producentja vendosi që seritë të zgjasnin. Ndërsa ky projekt i dha asaj emrin “Bad Girl”.

Dushku është ftuar edhe në Shqipëri, ku është kthyer në një lloj simboli kombëtar, duke qenë shqiptaro-amerikania më e famshme, si aktore, pas vëllezërve Belushi.


//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483