Show Biz

Eliza Dushku dhe Peter Palandjian në pritje të fëmijës së dytë

Aktorja shqiptare me famë ndërkombëtare, Eliza Dushku, është tejet e pëlqyer në kinematografi.

Ajo në rrjete sociale është mjaft aktive, pasi vazhdimisht sjell fotografi dhe video nga përditshmëria, përfshirë edhe udhëtimet.

Por, së fundmi në një postim në Instagram, aktorja ka bërë të ditur se është në pritje të fëmijës së dytë.

Eliza u pa me një fustan të kaltër, ndërsa në fokus ka vënë barkun e saj të rrumbullakuar.

Bukuroshja brune përpos që shpërndau edhe një imazh tjetër të djalit, nuk vendosi të zbulojë gjininë e foshnjës.

Sidoqoftë kësaj, ajo dhe bashkëshorti i saj, Peter Palandjian tashmë do të jenë prindër për herë të dytë.