ROZË

Elita: Te bashkëshorti e gjej dashurinë e vërtetë, te fëmija dashurinë e pastër

Prezantuesja e njohur, Elita Rudi për ndjekësit e saj tregon se çka d.m.th dashuri e vërtetë dhe cila është dashuri e pastër sipas saj.

Aktualisht, Elita dhe bashkëshorti i saj janë duke shijuar epitetin prind për herë të parë me djalin e tyre, Zëri shkruan Kosova.info.

Meqë është aktive në rrjetet sociale, ajo së fundmi ka ndarë një fotografi të Gjikos dhe djalit derisa iu bën një dedikim të veçantë. “Te bashkëshorti im e gjej dashurinë e vërtetë, te fëmija im dashurinë e pastër”, ka shkruar Elita.

Elita ka premtuar se do të rikthehet me projektet e saj televizive, kurse Gjiko së shpejti pritet të publikojë këngën e re.

Ai në qershor ka paralajmëruar ‘mixtape-in’ e ri pas atij të publikuar vitin e kaluar “Energjiko”. Reperi gjithashtu do të fillojë me koncerte dhe mbrëmje të ndryshme anembanë trojeve shqiptare.

Leave a Reply

Your email address will not be published.