Kosova

Elezi: Për rinumërim janë 1,428 vendvotime pasi disa janë rinumëruar më parë

Në këto momente po fillon procesi i rinumërimit të mbi 1400 vendvotimeve pas vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka thënë se në proces të rinumërimit janë 1 mijë e 428 vendvotime që do të rinumërohen gjatë ditëve në vazhdim.

“Pra, nga lista e PZAP-së, 30 vendvotime ishin të shënuara nga dy herë dhe 12 vendvotime të tjera janë rinumëruar më parë në QNR me vendim të KQZ-së”, ka thënë Elezi, raporton Koha.net.

Qendra e Numërimit dhe Rezultateve, sipas tij, do të punojë në 2 ndërrime si dhe është shtuar numri i tavolinave apo njësive të numërimit nga 23 në 32, në mënyrë që të arrihet që sa më shpejt të përmbyllet ky proces.

Zëdhënësi i KQZ-së tha se për të vëzhguar procesin e rinumërimit janë njoftuar edhe subjektet politike, të cilat mund të dërgojnë nga 1 vëzhgues për secilën njësi numërimi.