Kosova

Elezi: KQZ-ja do të presë ankesat e palëve në Supreme para se të veprojë ndaj vendimit të PZAP-it

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka pranuar vendimet e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa lidhur me ankesat e paraqitura në këtë institucion në rezultatet përfundimtare të shpallura nga KQZ-ja më 7 nëntor.

Valmir Elezi, zëdhënës i KQZ-së, ka thënë se bëhet fjalë për dy vendimet që kanë të bëjnë me përjashtim nga rezultati të një pjesë të fletëvotimeve dhe për rinumërimin e 1 472 vendvotimeve.

“Në këto vendime ka këshillë juridike që lejon ankesën kundër këtyre vendimeve në Gjykatën Supreme. Prandaj, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është i obliguar të respektojë këtë afat ligjor para se të procedojë më tutje”, ka thënë Elezi, raporton Koha.net.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, tha më tej ai, do të veprojë ashtu siç ka bërë deri më tani, pra në përputhje me vendimet që e obligojnë KQZ-në.