Kosova

Elektorati s’do e përbij më mashtrimin

Realiteti i ri politik në Kosovë nuk është krijuar pse LDK-ja si subjekt politik ka dal e dyta, por pse VV-ja ka dal e para edhe PDK-ja ka shkuar në opozite, thotë analisti Ismet Kryeziu.

Sipas tij ky ndryshim s’ka ndodhur vetëm për t’i ndërruar disa pushtetarë me disa tjerë, por për sjelljen dhe etikën e partive politike, mënyrën se si ato ndërtojnë koalicione dhe për vlerat me të cilat ato do të udhëhiqen gjatë qeverisjes.

Ai shtoi se LDK-ja, po duket sikur po dëshiron që më shumë të marrë me vete nga e kaluara e më pak të pranoj nga ajo që njerëzit duke besuar kanë votuar.

“Karremi me besimin për vlera qeverisëse e koalicione pa pazare, nëse del të jetë mashtrim. Kjo duket të jetë mashtrimi më i madh elektoral që ka ndodhur. Elektorati s’mund ta rikthej votën tani edhe do e përbij këtë mashtrim, por 6 tetori ka treguar se elektorati s’fal më!

Shfaq më shumë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

//nessainy.net/4/3473483