Kombëtare

Elbasan – U ndalua pasi i kërkoi favore seksuale studentes, çfarë thotë policia

Ditën e djeshme në emisionin “Stop” u publikuan pamje nga një video-skandalku profesori kërkonte favore seksuale nga studentja me qëllim që kjo e fundit të kalonte vitin.

Policia e Elbasanit ka dhënë informacion zyrtar lidhur me ndalimin e profesorit Denis Himcit.

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, bënë ndalimin e shtetasit Denis Himci, 36 vjeç, pedagog pranë Universitetit “Aleksandër Xhuvani”, Elbasan, për veprat penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Sipas Policisë, ndalimi i tij u bë pas transmetimit të pamjeve filmike në emisionin investigativ “Stop”, ku ky shtetas i kërkonte favore seksuale një studenteje në këmbim të dhënies së provimeve.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.