Bota

“El Chapo” dënohet me burgim të përjetshëm

Një gjykatë në Amerikë e ka dënuar me burgim të përjetshëm plus 30 vjet, kryetrafikantin e drogës Joaquin “El Chapo” Guzman.

Meksikani 62-vjeçar u shpall fajtor për dhjetë aktakuzat, përfshirë trafikimin e drogës dhe shpërlarje parash, nga një gjykatë federale në New York në shkurt.

Ai iku nga një burg meksikan përmes një tuneli më 2016, por ishte arrestuar më vonë. Më pas ishte ekstraduar në SHBA më 2017.

Guzman është ish-kreu i kartelit Sinaola, për të cilën zyrtarët kanë thënë se ishte furnizuesi më i madh i drogës në SHBA.

Përgjatë gjykimit, dëshmitarët kanë thënë se ai kishte torturuar armiqtë e kartelit të tij.

Para vendimit të së mërkurës, Guzman ka thënë se mbajtja e tij në SHBA ka qenë torturë psikike, emocionale për 24 orë në ditë.

Dënimi me burgim të përjetshëm ishte minimumi me të cilin ai përballej. 30 vjet të tjera ishin për përdorimin e paligjshëm të armëve të zjarrit.