Kosova

Ekskluzive! E zbulon avokati Gashi: Thotë se Qeveria Kurti e kishte në plan që ta padiste Serbinë

Avokati i njohur Tomë Gashi, ka thënë së fundi se shumica e udhëheqësve politikë dhe shtetëror, asnjëherë nuk kanë menduar “që ta padisin Serbinë për krime kaq të tmerrshme që i bëri në Kosovë”, shkruan Kosova.info

Nëpërmjet një reagimi dërguar në adresë të Kosova.info, Gashi ka kritikuar qeveritë e deritanishme, për impotencën diplomatike të shfaqur karshi Serbisë. Sipas tij, përveç Qeverisë së udhëhequr nga Albin Kurti, e cila sipas tij e kishte në plan paditjen e Serbisë për krimet e kryera në Kosovë, askush nga udhëheqësit politikë vendor, nuk ka menduar se duhet ta bëjë një gjë të tillë.

Ja reagimi i plotë i tij:

Kosova, respektivisht udhëheqësit e Kosovës as para shpalljes së pavarësisë në vitin 2008 dhe posaçërisht, pas shpalljes së pavarësisë deri më tani, përveç Qeverisë Kurti, asnjëherë nuk kanë pasur vullnet politik të nivelit të duhur, që në arenën ndërkombëtare t’i përdorin faktet me të cilat dëshmohen krimet serbe në Kosovë deri në gjenocid të kryera ndaj popullatës civile shqiptare, për arsyeje të cilat vetëm ata i dinë, por për një pjesë të madhe të udhëheqësve politik dhe shtetëror të Kosovës lufta ka përfunduar më 12 qershor 1999 dhe ata janë marrë me çështje të tjera dhe një pjesë e tyre janë shndërruar në biznesmen, duke përdorur politikën dhe funksionet e tyre, por edhe shtetërore për t’u pasuruar vetë dhe persona të tjerë rreth tyre me afërsi politike dhe persona të grupit të njëjtë të interesit. 

Pjesa më e madhe e këtyre udhëheqësve politik dhe shtetëror, asnjëherë as që kanë menduar që ta padisin Serbinë për kime kaq të tmerrshme që i bëri në Kosovë, sa që bota nuk kishte parë krime të tilla qysh nga përfundimi i luftës së dytë botërore. 

Ata asnjëherë nuk u morën me çështje kaq të ndjeshme, sa që ishte edhe gjetja e trupave të vrarë në Serbi, ku vetëm në një rast me presion të Bashkësisë Ndërkombëtare u gjetën mbi 700 trupa të shqiptarëve të vrarë e të rivarrosur në poligonin e njësisë speciale të policisë së Serbisë në Beograd. 

Politikanët tanë lejuan që Serbia jo vetëm me vite por me decenie të fsheh trupat e shqiptarëve të vrarë, ndërsa nuk bënë presion ndërkombëtarë për hulumtimin e vrasjes së shqiptarëve, edhe pse kishte indicje, se serbët i vranë shqiptarët dhe i morën organet e tyre, por nga neglizhenca edhe  e jona situata ndryshoi deri në atë masë, sa që për të mos ju thënë ne serbëve, ata inskenuan përralla tepër të rënda dhe i ndërlidhën me të ashtuquajturën ‘shtëpi e verdhë’ në Shqipëri, pastaj serbët së bashku me rusët dhe të tjerët sajuan një shtëpi të verdhë në Shqipëri me pretendime se kinse janë nxjerrë organe njerëzore dhe janë trafikuar, e pastaj e solli raportin e Dick Marty, pastaj politikanët tanë votuan Gjykatën Speciale, dhe tani vetëm me fillimin e punës së Gjykatës Speciale pas ngritjes dhe konfirmimit të akuzave kemi 7 pjesëtarë të UÇK -së në Hagë dhe asnjë serb. 

“Zbulimi” i tanishëm i mbetjeve mortore në Rashkë të Serbisë është jo i rastësishëm, por i qëllimshëm, që Serbia të thotë se është për bashkëpunim ndërkombëtar dhe thuajse Sërbia po shndërrohet në një shtet paqësor, edhe pse të gjithë e dinë se është shtet kriminal, gjenocidial dhe udhëhiqet nga dy bashkëpunëtorë shumë të ngushtë të Millosheviqit, njëri ministër i Millosheviqit është Kryetar i Serbisë, Aleksandër Vuçiqi, ndërsa zëdhënësi i Millosheviqit është Kryetar i Kuvendit të Serbisë.

2. Normalisht që Kosova do të duhej dhe duhet t’i përdor faktet e gjetjes mortore të shqiptarëve në territorin e Serbisë, për ta paditur Serbinë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, e ky fakt është i mjaftueshëm ngase luftë nuk kishte në territorin e Serbisë por në Kosovë, dhe si është e mundur që trupat e shqiptarëve të vrare të përfundojnë në territorin e Serbisë përpos që aparati shtetëror i Serbisë ishte një ndërmarrje e përbashkët kriminale shtetërore dhe që shqiptarët i vriste në Kosovë, dhe një pjesë të madhe të trupave i dërgonte në territor të Serbisë për t’i fshehur gjurmët e krimit që  padyshim ishin krime të luftës deri në gjenocid kundër popullatës civile shqiptare në Kosovë.

Dërgimi i trupave të shqiptarëve në Serbi për t’i fshehur gjurmët e krimit nuk ishin punë e një, apo dy apo tre serbëve të çmendur, por ishte e organizuar nga shteti i Serbisë gjë që Serbinë e inkriminon dhe e bënë shtet kriminal dhe gjenocidial.

3. Përveç LËVIZJES VETËVENDOSJE ! dhe qeverisë së kryeministrit më të mirë që Kosova ka pas ndonjëherë z.Albin Kurti i cili e kishte plan qeverisës qe ta padisë Serbinë për këto krime, asnjë qeveri e më hershme dhe as kjo e tanishmja nuk e bënë ketë kurrë për 21 vite nga çlirimi i Kosovës.

4. Sigurisht qe qeveritë e Kosovës përveç asaj te z.Albin Kurti, janë fajtore qe duke pasur këto fakte për krimet e Serbisë në Kosove, nuk i përdoren për ta paditur Serbinë dhe për t’i ndjekur krimet serbe përjetësisht, por ata u morën me negociata me Serbinë dhe pas shpalljes se pavarësisë se Kosovës, ata nuk e shfrytëzuan kurrë vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare te Drejtësisë- se Kosova a shpalli pavarësinë jo ne kundërshtim me ligjet ndërkombëtare, ata kurrë nuk e shfrytëzuan ketë vendim te GJND-se ne Hage, por menjëherë pas shpalljes se pavarësisë Serbia filloi një fushate edhe me agresive ndaj Kosovës saqë zyrtare të Serbisë dhe të Rusisë, filluan ta kontaktojnë ndër të tjera një person të quajtur Dick Marty- një anti shqiptar të përbetuar, qe ishte dhe është kundër pavarësisë se shtetit te Kosovës, e furnizuan atë me ‘fakte’ te rrejshme dhe udhëheqësit e atëhershëm e që ishin deri para pak kohesh , pas nxjerrjes se raportit të Dick Martyt- që i involvonte ata personalisht por rrejshëm, që senatori  zviceran Dick Marty  arriti të siguroi një rezolute për Këshillin e Evropës për t’u hetuar kinse këto krime tani nga UÇK-ja, ata filluan menjëherë bisedimet me Serbinë, vetëm 3 muaj pas nxjerrjes së rezolutës se Këshillit të Evropës, dhe për 10 vite negociuan e biseduan me Serbinë gjithmonë në dem të Kosovës saqë e rrezikuan edhe tërësinë territoriale të Kosovës dhe në dy rastet me 2013, dhe 2015 nënshkruan ne Bruksel edhe marrëveshje për themelimin e Zajednices që Kosovën do ta shndërronte në një shtet jo funksional, ku se paku 1/4 e territorit te Kosovës do të shndërrohej në një Republike Serbska, si ne Bosnje dhe mund të ishte fillimi i zhbërjes së shtetit të Kosovës duke iu falënderuar atyre që deshën të na e sjellin ketë zajednice e për te cilën me shume fshehurazi sesa haptas, disa janë duke biseduar edhe sot.

Serbia arriti që të ua imponoj deputeteve të Kuvendit të Kosovës përmes disa udhëheqësve politik dhe kryetar te partive shqiptare ne Kosove qe me ndihmën e Listes Serbska, ta votojnë edhe një monstrum juridik të quajtur Gjykate Speciale, e cila tani po i mbanë  të burgosur edhe krerët edhe një pjese të udhëheqësve të shtetit të Kosovës, e që ishin edhe udhëheqës të UÇK-së./Kosova.info/