Kosova

Ekzekutimi i shqiptarit në Islandë/ Arrestohen dy gra dhe disa bashkëkombas

Sot janë arrestuar dy gra në Islandë në lidhje me vrasjen e shqiptarit Armando Beqiri duke e çuar në 10 në total numrin e personave të prangosur.

Personat e arrestuar janë nga Shqipëria, Lituania, Spanja dhe Islanda. Dy të arrestuarve të fundit u janë sekuestruar edhe disa sende në banesë, që mund të jenë të vlefshme për hetimet.

Margeir Sveinsson, shefi i policisë në departamentin qendror të hetimit të policisë në Reikjavik tha se “hetimet për vrasjen përfshijnë shumë persona”. “Rasti ka shkaktuar një shqetësim të madh në Islandë” shkruajnë mediat.

Armando Beqiri u ekzekutua mbrëmjen e së shtunës në hyrje të shtëpisë. Ai ishte një nga pronarët e një kompanie sigurie private, ndërsa la pas gruan shtatzënë dhe një fëmijë të mitur.

Shqiptari që kishte disa vite në Islandë, sipas medieve bazuar te informacionet nga policia nuk kishte konflikte, ndërsa disa nga të arrestuarit kanë lidhje me botën e krimit.