Rajoni

Ekzaltohen mediat serbe, kënaqen duke raportuar për dështimin diplomatik të Kosovës me emrin: Xhamajka (Foto)

Ministrja e Jashtme e Xhamajkës Kamina J Smith është rikthyer në një heroinë në Beograd. Mediat atje kanë raportuar për lajmin se, Xhamajka, megjithatë, nuk e ka njohur Kosovën – shkruan Kosova.info

Diplomacia kosovare edhe njëherë i shfaqi anomalitë e saj të shumta. Krerët më të lartë të shtetit, nuk i sinkronizuan veprimet, duke bërë që shteti i Xhamajkës të mos e çojë procesin e njohjes deri në finalizim.

“Në fund të fundit, është një lajm i rremë, Xhamajka nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës, publiku dhe politikanët e Prishtinës po kërkojnë dorëheqjen e përfaqësueses së Kosovës në Uashington, Ambasadores Vlora Çitaku, nga e cila buroi ky informacion” – raporton Blic.rs.


Është e vërtetë, Ministri i Jashtëm Glauk Konjufca, u zotua se pas shqyrtimit të situatës, do të merren masa për përgjegjësit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

//azoaltou.com/afu.php?zoneid=3473483