Hi Tech

Ekuacioni i thjeshtë matematikor që ka hutuar mijëra përdorues në Twitter

Një matematikane ka sqaruar zgjidhjen e një ekuacioni shumë të thjeshtë matematikor i cili ka hutuar mijëra përdorues në Twitter.

Ky ekuacion algjebre është postuar për herë të parë nga përdoruesi @pjmdoll, i cili ka sfiduar njerëzit për të zgjidhur: 8÷2(2+2)=?

Mbi 14.000 njerëz kanë pëlqyer postimin e tij dhe mijëra të tjerë kanë shkruar në koment zgjidhjet e tyre, shkruan “The Mirror”, transmeton Koha.net. Ky ekuacion ka ndarë njerëzit në dy grupe, me ata që pretendojnë se zgjidhja është e “1” [8÷2(2+2)=8÷2(4)=8÷8=1] dhe ata që mendojnë se zgjidhja është “16” [8÷2x(2+2) =8÷2×4=4×4=16].

Leave a Reply

Your email address will not be published.