SHËNDETËSIA

Eksperti për koronavirus i SHBA-së thotë se nuk ka nevojë për rimbyllje të shtetit

Eksperti kryesor për pandeminë i SHBA-së, Dr Anothy Faucci nuk mendon se shteti duhet të mbyllet në karantinë, pavarësisht numrit të lartë të infektimeve, shkruan BBC.

“Nuk mendoj se do të shqyrtojmë mbylljen e serishme të shtetit” tha ai. “Mendoj se më shumë do të përpiqemi të kontrollojmë më mirë rajonet e shtetit ku shihen rritje të rasteve”.

Gjersa New Yorku që ishte epiqendër e infektimeve në SHBA, duket se ka marrë nën kontroll shpërthimin e virusit, në shtetet tjera numrat e infektimeve ende po rriten.

Dr Fauci tha se duhet të ketë qasje të lokalizuar ndaj rihapjes së shtetit, në mënyrë që rajonet ku nuk ka raste të reja të rihapin shkollat, ndërsa pjesët tjera të presin, transmeton KOHA.

“Këshilltari i Shtëpisë së Bardhë për pandeminë gjithashtu tha se ishte optimist për një vaksinë së shpejti, duke i përshkruar rezultatet e hershme të testimeve si “inkurajuese”.