Kombëtare

Eksperti i komunikacionit: Është dashur të jenë 3 shofera

Eksperti i komunikacionit, Ramadan Mazreku, ka thënë në emisionin Pressing në T7 se njëra ndër arsyet që ka ndodhur aksidenti tragjik në Slavonski Brod është që nuk ka pasur shoferë të mjaftueshëm për një rrugë kaq të gjatë.

Ai thotë se i kujtohet edhe një rast kur kishin vdekur 10 persona më 2002 kur disa udhëtarë që ishin duke u kthyer nga Ulqini ishin aksidentuar në Kullë të Pejës.

“Është rasti i dytë. Rasti i parë në kullë ku kishin vdekur 10 presona. Ka qenë rast i ndijshmë dhe kishim shkuar të ndihmojmë policinë rajonale të Pejës dhe të asistojmë në marrjen e gjurmëve. Rasti ka qenë trishtues dhe i ndijshëm. Kam komunikuar për rastin në Kroaci me kolegët atje dhe me ata që merren me ekspertiza. Sipas tyre është përgjumja e shoferit”, ka thënë ai.

Po ashtu, ai ka përmendur arsyen pse mendon se ka ndodhur aksidenti në Kroaci.

“Shoferi ka qenë shumë i lodhur. Është dashur të jenë 3 shofera”, shtoi ai.