OPINION

Eksperimentimet në trurin e hapur, janë tepër të rrezikshme?!

Shkruan: Skënder MULLIQI
Është vështirë që shumë ngjarje ti kuptojmë, nëse nuk kemi parasysh koeficientin psikike të atyre që gjinden në krye të piramidës. Dhe, kjo piramidë ka mundësi në shumë raste më qenë piramidë e të sëmurëve serioz, kur bëhet fjalë për njerëz të politikës dhe për bashkëpunëtoret të cilët shumë po ngjajnë në ta. Gjithashtu nuk është e palogjikshme që çmenduria e udhëheqësit të bartet në mbarë kombin.

Dhe, mund të vjen edhe koha kur qytetarët të devijojnë nga arsyeja e shëndosh, besa edhe nga mendja?!Afër kësaj gjendje kanë ardhur shumica sot në Kosovë. Kanë ardhur nga shumë probleme të natyrave të ndryshme që i goditën para dhe gjatë luftës, dhe këto trauma po vazhdojnë edhe sot.

Në vend që qytetarët ta kanë qetësinë e nevojshme shpirtërore dhe fizike, kanë ardhur në gjendje parahisterike! Pak gjë ka mbetur nga gjendja e normalitetit.

Të gjitha këto të liga po ngjasojnë në sëmundjet kronike. Jemi kthyer në një vend eksperimental nga ata që po na drejtojnë shtetin dhe nga strukturat ndërkombëtare?! Po konsumojmë ushqime më afate të skadueme?!Po marrim barnishta më thasë që gjoja na shërojnë, dhe na qetësojnë sistemin nervor! Menduam pasi që e fituam lirinë, se u ndamë nga ish-Jugosllavia, do të bëjmë shtet ku do të janë të gjithë të lumtur. Rrjedhat e këqija të ngjarjeve politike dhe ecurive ekonomike, secilën ditë e më shumë, po i nxjerrë njerëzit nga takti. Sigurisht së njeriu nuk mund të jetë i qetë dhe as të bën gjumë të mirë, në një situatë çfarë e kemi pru vendin dhe të ardhmen e brezave. Si shtet që 20 vite jemi në karantinë nga politikat tona dështuese dhe politikat hileqare ndërkombëtare. Millosheviqi para së më e filluar luftën, nga Gazimestani lëshojë zëra së serbëve nuk guxon tu mungojë një fije floku, dhe kjo doli shumë e vërtetë. Serbia vrau dhe masakroi më mijëra njerëz, shkatërroi çdo gjë para veti, dhe mbeti e përkëdhelura e Evropës! As nuk u dënua për gjenocid, as nuk i pagoi dëmet e luftës, sikur i pagoi për 50 vite Gjermania e Hitlerit. Ne, që mbrojtëm tokën tonë, po barazohemi më xhelatin. Asnjë kusht nuk ju vu Serbisë në bisedimet maratonike që i zhvilluan më palën shqiptare. Kjo është e çuditshme dhe shumë e pa drejtë. Kosova mbeti vendi i vetëm ne Evropë pa liberalizim të vizave. Grenel dhe BE-ja kërkojnë nga ne, qe veç t’i dëgjojmë sikur robi padronin, kurse Serbia gjenocidiale nuk ka nevojë të zhegitet për asgjë, së gjithçka po i shkon si në pjatë ?! Kjo po i bie së na kanë ndihmuar të fitojmë luftën, për të qenë të okupuar nga politikat e diktatit?! Na pranuan shtet, e kemi mbetur më shumë shtet farsë!

Dhe, kur një shtet të vogël e godasin kaq shumë të liga nga brenda dhe nga jashtë, është vështirë të përballohen. Sipas një statistike afër 70 përqind të popullatës po i frekuentojnë spitalet psikiatrike?!Kjo shumë po i ngjan gjendjes as të gjallë e as të vdekur! Kohë të liga jemi duke përjetuar, e një grusht popull në këtë botë. Po ta kishim përkrahur njeri –tjetrin, kishim jetuar edhe pa ndihmën nga jashtë.

Disave, e besa edhe shumë kujt ju kanë errësuar sytë dhe mendja për pushtet dhe para. Kështu siç po punojmë keq, dhe kështu siç po na bëjnë presion të vazhdueshëm nga jashtë, nuk ka recetë që na ndihmon?! Nuk po jemi të koncentruar dhe as të interesuar së çfarë situate kemi, na ka munguar vetëm edhe kjo epidemi ?! Harruam së kemi përjetuar gjithfarë çudirash decenie më radhë. Këto të liga sikur po na ndjekin pandalshëm. Eksperimentimet në trurin e hapur, janë tepër të rrezikshme. Nuk duhet shumë më qenë i mençur, që në Kosovë pushtetet vepruan më dorë tepër të rëndë mbi qytetarët !Më këtë nuk thash asgjë të re. Kjo mund të interpretohet, se kjo shoqëri, po lëngon nga paaftësia, po ka frikë edhe nga pasqyra? Nga këto manifestime dhe nga kjo frikë nuk po lirohemi. Ne, kah po kthehemi po i shikojmë këta njerëz të kësaj klase të frikshme politike! Çka mund të themi, kënd ta fajësojmë, kur i prodhuam vet…?

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.