Kombëtare

Ekskluzive/ Shkarkohet i gjithë stafi i ambasadës shqiptare në Athinë

Ministri në detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme Gent Cakaj ka shkarkuar të gjithë stafin e ambasadës shqiptare në Athinë përfshi edhe ambasadoren.

Një burim nga MPEJ i tha gazetarit të Top Channel Muhamed Veliu se kjo fortunë në ambasadën shqiptare në Athinë është motivuar nga Cakaj me mos performancë dhe shërbime të dobëta ndaj komunitetit shqiptar.

Pa humbur kohë ministri Cakaj ka gjetur edhe emrin që do të zëvendësojë ambasadoren e shkarkuar Ardiana Hobdari .

Top Channel mëson se sot MPEJ i ka propozuar presidentit Ilir Meta emrin e Luela Hajdaragaj si ambasadore e Shqipërisë në Athinë./T.Ch/

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.