Kosova

Ekskluzive: Shkakrohet drejtori i ShSKUK-së

Bordi i ShSKUK-së ka marrë sot vendim për shkarkimin e drejtorit të përgjithshëm Basri Sejdiu.

Kështu kanë bërë të ditur burimet të cilat kanë thënë se shkarkimi i Sejdiut ka ardhur si rrjedhojë e gjetjeve të Auditorit të Brendshëm për keqmenaxhim dhe performancë të dobët.

E përmes një komunikate Bordi i SHSKUK-së, ka konfirmuar shkarkimin e drejtorit Sejdiu.

“Bordi Drejtues i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, njofton se në mbledhjen e mbajtur sot, me 6 korrik 2020, ka marrë vendim  ta shkarkoj nga detyra dr. Basri Sejdiun drejtor i përgjithshëm i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës.

Shkarkimi vjen si pasojë e performancës jo të kënaqshme dhe mos përmbushjes së detyrave të punës”, thuhet në njoftim.

Po ashtu është bërë e ditur që në vend të Sejdiut  ushtrues detyre i drejtorit është caktuar Valbon Krasniqi, mjek specialist i infektologjisë.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.