Kosova

EKSKLUZIVE: MPJ nuk aprovon kërkesën e Gjuriqit për vizitë, Qalaj tregon masat e Policisë

Mesto: Priština Datum: 26.03.2018 Dogadjaj: POLITIKA/EVROSERVIS – kosovska policija uhapsila je u Kosovskoj Mitrovici Marka Ðuriæa, direktora Vlade Srbije za Kosovo i Metohiju i privela ga u Prištinu Licnosti: Marko Ðuriæ

Drejtori i të ashtuquajturës Zyre për Kosovën, Marko Gjuriq, ka paralajmëruar se do të vijë nesër në Kosovë për të mbështetur Listën Serbe në zgjedhjet e parakohshme që do të mbahen në komunat veriore.

Duke folur për zgjedhjet në veri në televizionin shtetëror serb, Gjuriq ka thënë se në Kosovë është duke u pritur që Lista Serbe do të bojkotojë zgjedhjet.

Ai madje është ankuar se vetëm gjatë vitit të kaluar 18 herë i është refuzuar kërkesa për hyrje në Kosovë.

“Unë natyrisht si gjithmonë do të përpiqem të jem atje”, tha qeveritari serb duke shtuar se askush nuk mund ta frikësoj popullin serb. 

“Separistët në Kosovë janë të shqetësuar dhe duke pritur se Lista Serbe do të bojkotoj zgjedhjet”, tha ai.

Siç duket zyrtari serb do të përballet edhe me refuzimin e 19-të.

Kjo për shkak se përkundër kërkesës atij nuk i është lejuar që të vijë nesër për vizitë në Kosovë.

Jetlir Zyberaj nga Ministria e Punëve të Jashtme për Indeksonline ka bërë të ditur se Marko Gjuriqit i është refuzuar kërkesa për vizitë në Kosovë për shkak se nuk është bërë në përputhje me marrëveshjen e Brukselit.

“Po sot ka bërë kërkesë, kërkesa për vizitë nuk aprovohet ngase nuk është në përputhje me kriteret e marrëveshjes së Brukselit e cila parasheh që ajo të bëhet ditëve të punës e jo ditëve të vikendit”, tha ai.

Ndërsa, Drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, ka treguar se cilat janë masat që do të ndërmerren nëse Gjuriq përpiqet të hyjë në Kosovë ashtu siç ka deklaruar.

“Policia i kryen punët e veta. Nuk tolerohet nëse tenton të hyjë në Kosovë e nuk ka leje për vizitë. Ne shpresojmë që ai nuk do të tentojë të hyjë në Kosovë, por Policia do t’i merr të gjitha masat konform ligjit”, tha Qalaj për Indeksonline.

Në mars të viti të kaluar, drejtori i të ashtuquajturës Zyre për Kosovën, Marko Gjuriq, ishte arrestuar nga Njësia Speciale .

Kjo për shkak se përkundër ndalesës për të hyrë në Kosovë, ai kishte marrë pjesë në një tubim në Mitrovicën e Veriut në të cilin po merrnin pjesë edhe një delegacion nga qeveria e Serbisë. /Indeksonline/