Kosova

EKSKLUZIVE: Kandidati për deputet i partisë Fjala dyshohet për sulm seksual

Në stacionin policor është paraqitur ankesa nga B.B e lindur në 2001 e cila ka raportuar rastin e sulmit seksual që kishte ndodhur në rrugën Qagllavicë-Llapnasellë konkretisht në motelin Casabllanka 1.

Kosova.info merr vesh se i dyshuari për sulm seksual është E.D, (emër i njohur për redaksinë), 37 vjeçar, kandidat për deputet në radhët e partisë FJALA, i cili dyshohet se ka keqpërdorur që bërë sulm seksual ndaj 18 vjeçares B.B.

Gjithashtu Kosova.info ka siguruar informacione që ankuesja pa dëshirën e saj kishte shkuar në motelin në fjalë dhe i dyshuari me forcë kishte kryer marrëdhënie seksuale me ankuesen.

Por ajo nuk ka pohuar të ketë lëndime trupore.

Në lidhje me rastin janë ndërmarrë të gjitha masat hetimore dhe është kontaktuar prokurori kujdestar i Krimeve të Rënda i cili ka cilësuar që ky rast të iniciohet si sulm seksual dhe të vazhdojë në procedura të rregullta.

Në bazë të kësaj dëshmie mbetet që të vërtetohet se a ishte vërtetë një sulm seksual pasi që rrethanat të cilat janë paraqitur dyshohet se vajza mund të ketë shkuar edhe me dëshirë siç ka ndodhur edhe me shumë raste të tjera.

Sipas burimeve të Kosova.info policia tani është duke u marrë me rastin.

Kosova.info posedon dëshmi dhe argumente lidhje me rastin i cili tanimë vetëm se është dërguar në prokurori.