Kosova

Eko Lëvizja e Gjelbër: Të ndërpriten projektet e hidrocentraleve

Partia Eko Lëvizja e Gjelbër ka kërkuar që të ndërpriten procedurat për implimentimin e projekteve për ndërtimin e hidrocentraleve të vogla në Lumbardhin e Prizrenit, Deçanit, në lumin Lepencë, Restelicë dhe zonat tjera të Kosovës dhe mbështet protestat e qytetarëve që kundërshtojnë ndërtimin e tyre në Kosovë, sepse ato janë të papranueshme dhe bien ndesh me interesat e qytetarëve.

Sipas kësaj partie, kohëve të fundit janë të theksuara ato veprime që kanë të bëjnë me keqpërdorimin e pasurisë natyrore dhe shkatërrimin e mjedisit, ndotjen e ujit, dëmtimin e tokës pjellore, rrezikimin e zhvillimit të turizmit.

“Se këto veprime janë humbje, mashtrime dhe pa mbështetjen e popullit u vërtetua para pak ditësh në protestat e organizuara në qytetin e Pejës ku u nënshkrua një peticion dhe u kundërshtuan projektet e ndërtimit të hidrocentraleve në Lumbardh, respektivisht në Grykën e Rugovës. Partia politike Lëvizja e Gjelbërve e Kosovës është shumë e brengosur dhe dëshpëruar me veprimet dhe papërgjegjësitë lidhur me jetësimin e projekteve të hidrocentraleve të vogla që po rezultojnë situata të papranueshme dhe dëme për qytetarët”, thuhet në komunikatë.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.