SPORT

Ekipit serb nuk i lejohet të luajë ndeshje kampionale të Serbisë në Kosovë

Basketbollistët e ekipit të Sllogës nuk janë lejuar të hënën të hyjnë në Kosovë, në kufirin e Jarinjës për të luajtur ndeshje kampionale në kuadër të Ligës së Dytë të Serbisë.

Slloga nuk u lejua të hyjë në Mitrovicë të Veriut për ta luajtur ndeshjen kampionale kundër Trepçës, meqë nuk ka marrë paraprakisht leje nga autoritetet e vendit, raporton KTV.

Në fakt, është vendim që asnjë skuadër serbe të mos lejohet të hyjë për të marrë pjesë në garat ilegale që organizohen në Kosovë nga klubet serbe e në veçanti pa leje të shtetit.

Kjo nuk është hera e parë që një ekip serb ndalohet në kufi, meqë më herët ka ndodhur edhe për disa klube të tjera.