Ekipi Bad News Eagles sot zhvillon ndeshjen e radhës në turneun kualifikues RES Adriatic League

Ekipi shqiptar Bad News Eagles do të takohet me ekipin beers në gjysmëfinale të ‘Upper Bracket’ në turneun kualifikues RES Adriatic League.

Ndeshja do të zhvillohet sot (e diel) duke filluar nga ora 17:00 në formatin ‘Bo3’.

Kjo ndeshje zhvillohet në kuadër të turneut kualifikues RES Adriatic League, ku janë duke garuar tetë skuadra nga Ballkani.

Skuadra fituese e këtij turneu do të kualifikohet tutje për turneun ESL Pro League Conference.

Ndeshjen e ekipit shqiptar mund ta ndiqni në kanalin zyrtar të ARENA TV në platformën Twitch.

Go to TOP