Pa kategori

Ekipet e ujësjellësit kontrollojnë për keqpërdorime të ujit

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar konsumatorët në zonën e shërbimit – Prishtinë, Fushë-Kosovë, Obiliq, Lipjan, Drenas, Podujevë, Shtime dhe Graçanicë seduke filluar nga dita e sotmeka nisur aksionin për të vëzhguar më për së afërmi konsumatorët, të cilëve u ofron shërbime për ujësjellës dhe kanalizim.

Bëhet e ditur se qëllimi i këtij aksioni është verifikimi nëse konsumatorët po keqpërdorin ujëmatësit, identifikimii i kyçjeve ilegale si dhe verifikimi i objekteve të reja që e shfrytëzojnë ujin e pijshëm e që ende nuk janë regjistruar si konsumatorë të KRU ” Prishtina ” sh.a., thekson komunikata.

“Kontrollime do të ketë në të gjitha zonat e operimit, e sot duke filluar nga fshati “Llukar”, rruga “Bajram Bahtiri” në Prishtinë, duke vazhduar në lagjen” Veternik”, “ Hajvali” etj, me çrast ditën e shtunë më 26 tetor ekipi të kontrollës do i bashkëngjiten edhe ekipet e shkyçjes”.

“Po fillojmë me zonat e lartëcekura duke vazhduar më pas edhe me zonat e tjera të shërbimit, gjithnjë duke u bazuar në të dhënat që kemi, që në këto zona po keqpërdoren ujëmatësit.Që të kemi një pasqyrë të saktë, kryesisht në evitimin e humbjeve të faturimit, shërbimi i shitjes në kuadër të KRU”Prishtina” sh.a. përmes kontrollorëve në teren, do të veprojë deri në fund të vitit”, njofton ujësjellësi i kryeqytetit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.