Show Biz

Ekino sjell në treg projektin e ri muzikor “Sjena pa”

Rep-artisti Ekino tashmë është bërë i njohur për publikun e gjerë.

Ai përmes projekteve muzikore ka arritur të dëshmojë se ka talent, duke grumbulluar tani me mijëra fansa që e përkrahin vazhdimisht.

Kështu, në një postim në rrjetin social Instagram, reperi ka bërë të ditur se ka sjell në treg këngën e re.

“Sjena pa” mban titullin prodhimtaria muzikore, për instrumentalin e së cilës është përkujdesur Redy Beats.

Në klip ai shihet me një modele, ndërsa skenat i përshtaten tekstit që vet ai ka shkruar, e për të njëjtat skena ka punuar Lirim Berisha.

“E luj lojën” në anën tjetër është kënga tij e fundit që u prit mirë na admiruesit e muzikës së tij.