Kosova

Hoxhaj: S’mund të kemi kryeministra si Haradinaj e Kurti që na prishin me Europën dhe Amerikën

Kandidati për kryeministër nga PDK-ja, Enver Hoxhaj, e ka prezantuar sot Planin e Rimëkëmbjes për Shëndetësi në Gjilan.

Hoxhaj nga atje ka shtuar se ai do të jetë kryeministër i Kosovës, pasi që, sipas tij, vendi ka nevojë për një kryeministër që i ruan marrëdhëniet me të gjitha shtetet mike.

“Ne nuk mundemi me pas kryeministra ku njëri merr në thua dhe na prish me Europën – qysh na pati prishur Ramush Haradinaj. Ia merrke mendja që mund të shtyhet me Angela Merkel dhe me Emmanuel Macron dhe i la të rinjtë dhe të rejat e Gjilanit, si dhe krejt qytetarët e Kosovës pa viza. Apo Albin Kurti i cili na prishi me Amerikën. Ne nuk jemi as Kinë, as Rusi dhe as Gjermani që mund ta bartim këtë barrë. Neve na duhet një politikë e mençur. Ne duhet t’i ruajmë arritjet që i kemi arritur deri tash bashkë”.