Zgjedhjet 2021

Hoxhaj: A do ta ruajmë këtë demokraci apo ky vend do përfundojë në diçka tjetër?

Albin Kurti e ka kundërshtuar marrëveshjen në Rambuje, Pakon e Ahtisaarit, demarkimin e kufirit me Malin e Zi dhe marrëveshjen e Washingtonit”.

Partia Demokratike e Kosovës sot ka mbajtur një tubim elektoral në komunën e Ferizajt.

Kandidati për kryeministër i këtij subjekti politik, Enver Hoxhaj, ka thënë se kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka qenë kundër marrëveshjes në Rambuje, kundër pakos së Ahtisaarit dhe kundër demarkacionit me Malin e Zi.

Ai i ka pyetur simpatizantët e PDK-së, se a po dëshirojnë ta ruajnë këtë demokraci apo sipas tij, ky vend rrezikon të përfundojë në diçka tjetër.

“Të gjithë liderët ë UÇK-së sikurse janë ballafaquar me vështirësi në vitet 1998-99 dhe e kanë sjellë lirinë, edhe kësaj radhe do të ballafaqohen më një padrejtësi dhe do të dalin faqebardhë”.

“Tash kur PDK dhe shteti i Kosovës është goditur, unë po e shoh PDK-në edhe më unike dhe më të fortë për ta përkthyer dhimbjen në një fitore të madhe që do të ndodhë më 14 shkurt”.

“Nuk është rastësi pse Ferizaj është bastion i PDK-së sepse ka qenë edhe bastion i UÇK-së”.

Hoxhaj e ka kujtuar Konferencën e Rambujesë të cilën e ka cilësuar si marrëveshjen e parë të Kosovës me komuniteti ndërkombëtar.

Albin Kurti e ka kundërshtuar marrëveshjen në Rambuje, Pakon e Ahtisaarit, demarkimin e kufirit me Malin e Zi dhe marrëveshjen e Washingtonit”.

“A do të votoni për dikë që i beson Amerikës, apo dikë që i beson dikujt tjetër?”.

“Andaj ju ftoj që të mendoni mirë, a do ta ruajmë këtë demokraci të re dhe këtë shtet të ri apo do të përfundojë ky vend në diçka tjetër. Ne jemi diga e vetme kundër popullizmit”.