Kosova

Efekti i mediave sociale gjatë pandemisë, është më tepër negativ në shoqërinë tonë – thotë sociologu Krasniqi

“Regjimi” i pandemisë COVID-19 ka shkaktuar ndryshime në të gjitha shoqëritë, në çdo cep të botës – vënë në dukje studiuesit e ndryshëm. Kjo është evidente edhe në shoqërinë tonë. Për këto ndryshime, përkatësisht për ndikimin e mediave sociale gjatë pandemisë, ka folur sociologu i njohur Artan Krasniqi – shkruan Kosova.info

Sipas Krasniqit, efekti i mediave sociale ka qenë më tepër negativ “veçmas në një shoqëri siç është kjo e jona, me një edukim jo shumë të mirë…”


Gjatë bisedës, ai e vuri theksin te informacionet e pafiltruara që kanë të bëjnë me virusin dhe përhapjen e tij.

“Tek ne, e ka pasur më tepër fjalën skepticizmi” – sipas tij, prandaj përqindja e atyre që nuk besojnë në ekzistencën, apo që nuk i frikësohen pandemisë, është mjaft e lartë.

Për më shumë, ndiqeni bisedën e plotë:

Leave a Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.