Show Biz

Edona Reshitaj dhe Besart Sllamniku sjellin një version të ri të këngës “St. James Infirmary”

Përveç si aktore, Edona Reshitaj, shquhet për vokalin e saj të veçantë.

Ajo së fundmi së bashku me aktorin e njohur njëherësh bashkëshortin e saj, Besart Sllamnikun, kanë sjell një version më ndryshe të këngës “St. James Infirmary” të Cab Calloway, e cila u konsiderua si hit i viteve të ’20.

E njëjta ka ndarë një postim në rrjetin social, Facebook, përmes të cilit tregon se kanë lansuar një version të ri të këtij hiti.

“St. James Infirmary. Kthehemi prapa në vitet e 20-ta, në kohërat e arta të muzikës… dhe pjesa më e bukur ‘He will search this wide world over. But he’ll never find a sweet girl like me’”, ka shkruar ajo referuar pjesës së saj të preferuar në tekstin e këngës.

Aktorja gjithashtu ka inkurajuar fansat të ndjekin kanalin e tyre për të parë më shumë video nga puna e tyre.

Pos teatrit, Edona është mjaft aktive edhe në skenën muzikore dhe kohëve të fundit vazhdimisht ka publikuar postime të performancave të saj të ndryshme.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483