Show Biz

Edona Llalloshi e izoluar pas kthimit nga Gjermania/ Na ktheu 21 vite pas, në kohën e luftës së Kosovës

Këngëtarja Edona Llalloshi prej datës 12 mars qëndron e izoluar në shtëpi. Pas kthimit nga Gjermania ajo u frikësua se mos ishte infektuar me koronavirus për shkak se kishte kënduar për 8 mars në ambiente me shumë njerëz.

Por për fat të mirë, këngëtarja dhe familjarët e saj gëzojnë shëndet të mirë.

“Jemi vetëm familjarët e ngushtë në shtëpi. Në datën 12 jam kthyer nga Gjermania dhe që prej asaj dite jam izoluar në shtëpi. Kam qenë e frikësuar sepse nuk isha e sigurtë tek vetja nëse ishte infektuar por fatmirësisht kemi qenë mirë me shëndet. Kemi kënduar për 8 mars dhe kemi pasur shumë njerëz dhe frika ishte e pranishme,”– u shpreh këngëtarja në një lidhje në Skype në emisionin “Rudina”.

Edona pranoi se java e parë e izolimit ishte më e vështirë, ndërsa koronavirusi e ktheu 21 vite pas në periudhën e koronavirusit.

“Java e parë ishte më e vështirë, sidomos për fëmijët derisa u ambientuan me qëndrimin në shtëpi. Na kthyen 21 vite mbrapa. Kujtojmë kohën e luftës, që kemi qenë në një farë mënyrë të izoluar. Tani është dicka krejt tjetër, duhet të mbrojmë njëri-tjetrin. Atëherë ishte një frikë krejt tjetër, tani nuk e kemi atë frikë,”- shtoi ajo.