Edon Zhegrova mund të bëhet galaktiku i radhës i “Mbretërve”

Edon Zhegrova, është duke kaluar nëpër formë të jashtëzakonshme gjatë këtij sezoni.

Sulmuesi kosovar po ndritë me fanellën e Lille, derisa të premten mbrëma realizoi dy gola në fitoren e Lille ndaj Lensit.

E tani vjen lajmi I bujshëm për Zhegrovën. Mediumi spanjoll ‘Masfichajes’ ka raportuar sot se Real Madridi është vënë në kërkim të Zhegrovës dhe nuk përjashtohet mundësia e transferimit të tij në afatin kalimtar veror.

“Ndonëse nuk është prioriteti numër një, paraqitjet e Zhegrovës kanë tërhequr vëmendjen e drejtuesve teknik të Real Madridit, të cilët e shohin tek ai një talent me një të ardhme të madhe përpara”, shkruan mediumi spanjoll.

“Real Madridi po përgatitet për një merkato të ëndrrave, me yje të mëdhenj në horizont dhe një strategji ambicioze për të rifituar dominimin në futbollin evropian. Por, ndër emrat e shndritshëm, Edon Zhegrova po shfaqet si një blerje e mundshme që mund të sjell freski dhe thellësi në sulmin e Los Blancos”.

“Talenti dhe rinia e tij e bëjnë atë një opsion tërheqës për një klub që kërkon gjithmonë përsosmëri. Vetëm koha do të tregojë nëse Zhegrova do të bëhet galaktiku u radhës në Santiago Bernabeu”, ka shkruar mediumi spanjoll.

Go to TOP