SPORT

Edilson thotë se është më i mirë se Messi e Ronaldo

Ish-futbollisti brazilian Edilson beson se ai ishte lojtar më i mirë sesa Lionel Messi e Cristiano Ronaldo, përderisa e ka krahasuar veten edhe me bashkëkombësin e tij, Neymarin.

49-vjeçari, i cili gjatë karrierës së tij luajti për Palmeiras, Corinthians dhe Flamengo, i shënoi gjashtë gola në 21 paraqitje për vendin e tij dhe ishte pjesë e ekipit të Brazilit që e fitoi Kupën e Botës në vitin 2002.

Edhe pse nuk kishte luajtur kurrë në ndonjë ligë evropiane, Edilson beson se ai është në një nivel më të lartë sesa dy titanët e futbollit evropian, për shkak të medaljes së fituesit të Kupës së Botës.

“Në kulmin e karrierës sime, isha më i mirë sesa Neymari. Ai duhet ta fitojë Kupën e Botës për të qenë më im mirë sesa unë”, ka thënë Edilson, në një intervistë të dhënë për Banderiantes.

“Unë kam personalitet dhe në mënyrë që Messi të jetë më i mirë sesa unë, ai gjithashtu duhet ta fitojë Kupën e Botës”.

“Cristiano Ronaldo është vetëm i fuqishëm, ai e godet topin mirë me dy këmbët, por unë kam më shumë aftësi sesa ai”. 

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483