Kombëtare

Edi Rama shkel mbi gjakun e dëshmorëve dhe liron Dajtin

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka reaguar pas vendimit të gjykatës ditën e sotme, e cila shpëtoi nga dënimi  me burg të përjetshëm Dritan Dajtin, i cili në gusht të vitit 2009 vrau 9 efektivë policie.

Me anë të një statusi në Facebook, Berisha shkruan se vendimi i gjykatës ishte një urdhër i Ramës, i cili shpëtoi nga burgu mikun e tij.

Ja postimi i Berishës:

Edvin Kristaq Rama shpeton nga denimi perjete mikun e tij, vrasesin e kater oficereve te policise, Dritan Dajti.

Te dashur miq, sot krye, krye kreu i meduzes pasi shtyu me vite verdiktin per serial killerin, vrasesin e kater oficereve te policise, Dritan Dajti, vendosi gjykimin e shkurtuar njelloj si per serial killerin tjeter te partise Kostandin Xhuvani.

Edvin Kristaq Krimi, i cili ka nje komunikim konstant me serial killerin Dritan Dajti shkelmoi sot dhe perdhosi gjakun jo vetem te kater martireve te rendit dhe sigurise, deshmoreve te atdheut Fatos Xhani, Altin Dizdari, Kastriot Feskaj dhe Sajmir Duçkollari, qe rane me dt 9 gusht te vitit 2009 ne krye te detyres nga dora vrastare e vrasesit serial Dritan Dajti, por edhe te qindra oficereve te tjere te policise se shtetit qe rane per tu bere te pavdekshem per rendin dhe sigurine tone.

Per te realizuar kete akt te shemtuar te mikut te tij te denuar me kater denime perjete nga Gjykata e Faktit per kater oficeret e policise te vrare nga dora e tij, Edi Rama perdori te gjitha mjetet e krimit dhe se fundi shpetoi nga denimi perjete njerin prej krimineleve me mizor ne historine e vendit. sb