SPORT

Edhe West Hami pas Muriqit

Vedat Muriqi po vazhdon të tërheq interesimin e top skuadrave evropiane.

Ylli kosovar i futbollit do të jetë i angazhuar gjatë këtij vikendi me skuadrën e tij, në derbin më të madh në Turqi, Fenerbahce – Galatasaray.

Sipas raportimeve të ‘Sportwitness’ gjatë kësaj ndeshje pritet që të jenë prezent në stadium edhe skautët e West Ham, të cilët do të monitorojnë Vedat Muriqin.

Pas shërbimeve të Muriqit janë edhe skuadra si Manchester United e Tottenham Hotspur.

Kosovari në anën tjetër ka shprehur dëshirën që të jetë një legjendë e skuadrës së Fenerit.