SHËNDETËSIA

Edhe tri raste të reja me koronavirus në Kosovë, numri shkon në 94

Edhe tri raste të reja janë konfirmuar me koronavirus në Kosovë. Këtë e ka bërë të ditur IKShPK përmes një njoftimi për media.

“Sot më 29.03.2020 në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar 45 mostra të marra nga rastet në terren dhe nga rastet e hospitalizuara në Klinikën Infektive. Nga mostrat e marra për testim në virusin SARS-CoV-2, tre prej tyre kanë rezultuar pozitive”.

Sipas njoftimit, rastet pozitive janë raste kontakti, dy prej të cilave me vendbanim në Prishtinë dhe një me vendbanim në fshatin Kijevë-Malishevë.