Kosova

Edhe sot Kuvendi me seancë

Kuvendi i Republikës së Kosovës, vazhdon të mbajë seancë plenare edhe ditën e sotme duke filluar nga ora 13:00.

Kjo seancë do të jetë vazhdimësi e pikave të papërfunduara që ishin paraparë të mbahen në muajin prill dhe muajin maj.

Rendi i ditës përfshin 4 pika të cilat do të duhej të përfundoheshin më 16,17,18,20 dhe 26 prill ku njëra prej pikave është edhe nënshkrimi i marrëveshjes komerciale ndërmjet kompanisë “Contour Global” dhe Qeverisë së Kosovës për projektin e Termocentralit “Kosova e Re” të nënshkruar me 20 dhjetor 2017.

3 pika tjera të rendit të ditës përfshihen në seancën e sotme që do të mbahet e që ishte paraparë të mbahej më 3 maj, ku njëra ndër to është edhe kërkesa e Lëvizjes Vetëvendosje për shkarkimin e Aida Dërgutit nga posti i nënkryetares së Kuvendit

Kurse 5 pika të rendit të ditës do të jenë vazhdimësi e datës 30 maj ku në mesin e këtyre diskutimeve do të jenë edhe pikat, Debat parlamentar në lidhje me zbatimin e Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë për unifikimin e pikave doganore ndërmjet tyre, sipas kërkesë së deputetit Visar Ymeri, mbështetur edhe nga 11 deputetë, debat parlamentar në lidhje me kartonin e gjelbër, sipas kërkesës së deputetit Faton Topalli, mbështetur edhe nga 11 deputetë. /Kosova.info/

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.