SPORT

Edhe sivjet në ditën e parë të TOP 12 Senior më i miri Fatih Karabaxhaku

U zhvilluan 7 xhirot e para të TOP 12 për meshkuj. Edhe sivjet më i miri në ditën e parë doli Fatih Karabaxhaku pa asnjë humbje, ndërsa Kreshnik Mahmuti, Rrahman Ademaj dhe Milot Makolli, kanë nga një humbje, që nënkupton se 4 lojtarë janë ende në garë për titullin e më të mirit.

Nesër duke filluar nga ora 10:00 në Prishtinë do të zhvillohen edhe katër xhirot e fundit të TOP seniorve, ku janë edhe ndeshjet më të forta për të shpallur më të mirin për vitin 2018.

Nesër nga ora 13:00, pas përfundimit të garave të meshkujve, është paraparë të fillojnë garat për TOP 8 seniore femra.