Kosova

Edhe Sindikata e Pylltarisë në grevë

Sindikata e Pavarur e Pylltarisë, Bujqësisë, Industrisë se Drurit, Mjedisit dhe Gjuetisë së Kosovës ( SPPBIDMGJK) shprehë shqetësimet që ka shkaktuar tek sindikalistët Draft Ligji i Pagave dhe njëherit njofton se edhe përkundër përpjekjeve dhe presioneve të deritanishme në organeve kompetente që pozita e këtyre punëtorëve të avancohet në draft Ligjin e Pagave, akoma të njëjtit vazhdojnë të mbesin në pozitën me të ulët të paraparë në Shtojcën 1 të këtij Ligji dhe koeficienti i paraparë për pagesën e këtyre punëtorëve është tejet diskriminues karshi detyrave të punës që kanë këta punëtorë.

Pasi që reagimet paraprake nuk patën ndikim pozitiv në shqyrtimin e kërkesave të Sindikatës së Pylltarisë dhe avancimin e koeficientit të pagesës për këta punëtorë, SPPBIDMGJK merr vendim që t’i bashkëngjitet veprimit sindikal të shërbyesve civil në vend, duke filluar nga nesër (dt. 29.01.2019) do të hyjë në grevën një orësh prej orës 10.00-11.00 dhe tash e tutje do t’i bashkëngjitet veprimeve sindikale të gjithë shërbyesve civil në vend.

Ndaj, si Sindikatë e Pavarur e Pylltarisë, Bujqësisë, Industrisë se Drurit, Mjedisit dhe Gjuetisë së Kosovës, bëjmë thirrje që të gjithë anëtarët e kësaj sindikatë t’i bashkëngjiten veprimeve sindikale të shërbyesve civil dhe njëherit kërkon nga organet kompetente që çështjet e adresuara të zgjidhen sa më shpejtë.