OPINION

Edhe shqiptarët e Maqedonisë duhet ta refuzojnë “minishengenin” e Vuçiqit dhe të Edi Rames!

Shkruan: Fadil MALOKU
Projekti i Minishengenit (si dublifikim i CEFTA-s) që s’është as made in Europe, e as made in USA, por kryekëput Projekt dhe ide pansllave, me “kumbarët” Aleksandër Vucic dhe Edi Rama, midis shumë qëllimeve djallëzore, ka edhe këto;

1. Ta margjinalizoj edhe më shumë Kosovën, nga mekanizmat rajonal dhe sidomos ata kontinental e global. Duke e mbajtur atë edhe më tej nën kontrollin dhe monopolin: juridik (de jure; në Preambulë të Kushtetutës serbe ende figuron Kosova pjesë integrale e  Serbisë!); politik e ekonomik serb. Ta dërmoj duke e defaktorizuar; strategjikisht (ëndrra për dalje në deti ende është e gjallë, ku kanë ndryshuar vetëm metodat dhe mjetet) dhe; ekonomikisht (duke tentuar që në emër të tregut dhe qarkullimit të lirë, të monopolizoj pasuritë mbitokësore /që ka të bëjë me turizmin/dhe ato nëntokësore. Tjetër, Shqipëria de facto dhe de jure e certifikon Serbinë, ndërkaq e margjinalizon Kosovën, duke e bërë atë “zorrë qorre” në mënyrë që shumë më lehtë të gllabëroj ekonomikisht atë dhe resurset e saja.

2. Ta dobësojë me pozicionime fillestare Kosovën në marrëveshjen finale që supozohet të arrihet me Serbinë. Tani, historia e ndodhur, ku Kosova ka pas një përvojë të hidhur me “minishengenin” e ish Jugosllavisë, ku Kosova gjatë gjithë kësaj “martese” ishte; 7 herë më e pazhvilluar se sa Sllovenia; 6 herë Kroacia; 5 herë Serbia…Llogaritë plus edhe shkatërrimet e luftës së ndodhur në vitin 199, ku me siguri ky raport me Serbinë është thelluar dukshëm.. dhe do kuptohet esenca e ngurrimit dhe rezervave që duhet t’i bëjë Kosova, ndajë kurthes së quajtur minishengen Ballkanik!?

3. Shqipëria s’duhet harruar që me Kosovën ka nënshkrua një Marrëveshje, ku ajo merr shumë nga obligimet e mirëmbajtjes së politikës së jashtme. Ideja e minishingenit në fakt nuk është veç një lloj klubi debatik, ku do farkohet imazhi i rrejshëm se gjëja shqiptaret “nga i gjithë rajoni do jenë të bashkuar” dhe në një ambient të ri gjëja social, politik, ekonomik e kulturor. Por, edhe një “menaxher” i sofistikuar socioekonomik që do kontrollohej ekskluzivisht nga Serbia, dhe padronēt e saj Rusia e Putinit. Andaj as partitë shqiptare në Maqedoni, s’do duhej assesi të vetmuara ta Pranojnë një Projekt të tillë… gjithsesi; antishqiptar! Ngase, shqiptarëve politikisht, dielli duhet t’u lind kah përëndimi (BE, USA), e jo kah lindja (Rusia e Evroazia).

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.