EKONOMI

Edhe qumështarët kërkojnë përfshirjen në pakon emergjente

Shoqata e Industrisë së Qumështit në Kosovë – SHIQK dhe Shoqata e Prodhuesve të Qumështit të Kosovës – SHPQK, kërkojnë përfshirjen e prodhuesve dhe përpunuesve të qumështit në planin operacional për Pakon Fiskale Emergjente. Kërkesat e tyre këto shoqata i kanë bërë përmes një letre dërguar Ministrisë së Financave, të Bujqësisë dhe të Tregtisë.

Kjo është komunikata e plotë e tyre:

KËRKESË

Për: Kryeministrin e Republikës së Kosovës z. Albin Kurti

Cc. Ministrin e Financave dhe Transfereve z.Besnik Bislimi
Cc. Ministrin e Bujqësisë Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural z.Besian Mustafa
Cc. Ministren e Tregtisë dhe Industrisë znj.Rozeta Hajdari

Nga: Shoqata e Industrisë së Qumështit në Kosovë – SHIQK Shoqata e Prodhuesve të Qumështit të Kosovës – SHPQK
Datë: 12 Maj, 2020

KËRKESË

Për përfshirjen e prodhuesve dhe përpunuesve të qumështit në planin operacional për Pakon Fiskale Emergjente

Sektori i prodhimit dhe përpunimit të qumështit është njeri ndër sektoret më konkurrues dhe gjithëperfshirës te bujqesisë, duke filluar nga lavërtaria e deri te produktet finale te industrisë së qumështit. Ndikimi i këtij sektori në ekonominë vendore, tregun e brendshëm vendor është jashtëzakonisht i fuqishëm në zëvendësim te produkteve nga importi, madje viteve te fundit ka pasur edhe rritje te eksportit.
Ky sektor është i organizuar përmes dy shoqatave, ate të prodhuesve (SHPQK) dhe shoqatën e përpunuesve (SHIQK) te cilet perfshijnë sektorin primar dhe sekondar,

Në ketë sektor janë të regjistruara rreth 8500 ferma komerciale ku përafërsisht te punësuar ka rreth 20,000- 22,000 fermër, mbi 50/ pika grumbulluese të qumështit me rreth 350 të punësuar, ndërsa qumështoret me rreth 1,000-1,200 të punësuar dhe shumë të tjerë të përfshirë direkt dhe indirekt në kete sektor!
Kapaciteti ditor prodhues/përpunues i kësaj industrie është rreth 500 ton/ditë, mirëpo në fakt tani shfrytëzohen rreth 40-50% e kapacitetit përpunues ditor, apo rreth 200-250 ton qumësht të përpunuar në ditë, me tendencë të rritjes .

Dëshirojmë t’ju bejmë me dije se ky sektor është i një rëndësie te veqantë në aspektin e furnizimit me produkte bazike te freskëta ushqimore dhe i njejti ka vazhduar punën që nga aplikimi i masave ndaj COVID-19 dhe punon edhe tani në kushte dhe rreziqe të konsiderueshme, sepse në baza ditore stafi dhe distributorët e produkteve të qumështit vizitojnë të gjitha regjionet e Kosovës për te bërë furnizimet e nevojshme!

Siq jemi në dijeni, shfaqja e COVID-19 që nga fillimi pati ndikimet dhe efektin e saj negativ edhe në këtë sektor.Andaj, ne si prodhues dhe përpunues jemi thellësisht të indinjuar nga mospërfillja thuajse në asnjë formë të përkrahjes në Pakon Fiskale Emergjente!
Përfshirja e shumë sektoreve dhe përfituesve te tjerë në Pakon Fiskale Emergjente vetëm sa ka nxitur reagime negative te kompanitë dhe punëtorët e prodhimit me probleme të tjera zingjirore, siq është; hezitimi i tyre për të vijuar punën!

Për më tepër, do t’ju listojmë disa prej sfidave me të ndjeshme me të cilat po ballafaqohemi gjatë realizimit të aktiviteteve tona të përditshme si pasojë e masave te aplikuara, si me poshtë:

1- Rënia e shitjes apo fuqisë blerëse, mosfuksionimi normal i pikave shitëse, si: Rrjeti i hipermarketeve, zingjiri i gastronomisë, furrat, qebaptoret, burektoret, gjelltoret, etj
2- Rënia dramatike e shitjeve në kohën e fundit dhe vonesat në pagesa nga blerësit e lartëcekur të mbetur aktiv dhe gjysëm aktiv, problem ky që ka filluar të reflektoj në realizimin e të hyrave dhe rrjedhimisht, ballafaqohemi me mungesë të likuiditetit.
3- Pagesat avans për ambalazhe nga importet dhe paisjet tjera të nevojshme për prodhim dhe përpunim;
4- Shtrenjtimi i lëndës së parë, dhe rritja e kostove tjera që ka ndikuar në rritjen e kostos së prodhimit;

Rrjedhimisht mund të konkludohet se industria e qumështit po ballafaqohet me mungesë të likuiditetit (referuar pika 1) dhe mungesë të mjeteve likuide në xhirollogari(ref.pika: 1,2 dhe 3)
Si rezultat i likuiditetit mund të pësojnë çështjet tejet të ndjeshme që rrezikojnë kontinuitetin e industrisë së qumështit, si me poshtë:

  • Pamundësia e grumbullimit te qumështit të freskët gjë që mund të shkaktojë shfaqjen e tepricave të qumështit te sektori primar(fermeret individual dhe pikat grumbulluese);
  • Teprica e qumështit te sektori primar do të ndikojë në reduktimin e stafit, nr. të punëtorëve apo zvogëlimin e kapciteteve prodhuese si te prodhuesit ashtu edhe te përpunuesit;
  • Ndërprerja e zingjirit prodhues dhe furnizues do të ketë pasoja të paripariparueshme për faktin se do të perfshijë një numër të madhe të aktereve, si prodhuesit e drithërave, koncentrareve*, fermer blegtor, përpunues, distributerë produktesh, etj;

Andaj, si rrjedhojë e situatës se krijuar ne si përfaqësues të kësaj industrie, për t’u përballur me situatën e krijuar rekomandojmë të aprovohen masa shtesë, urgjente nga ana e Qeverisë së Kosovës, si me poshtë:

  • Të gjenden module apo forma të ndarjes urgjente të subvencioneve për fermerë me procedura të lehtësuara dhe të shpejta;
  • Të ndahet një fond shtesë, emergjent në përkrahje të industrisë së qumështit;
  • Urgjentisht qeveria të aplikoj masa në mbrojtjen e sektorit dhe të gjej forma të përkohshme të ndaljes së importit për shkak te rënies së fuqisë blerëse, për nji periudhë të caktuar;
  • Të ndikohet në institucionet vendore siq janë; spitalet, FSK-ja, burgjet dhe për nevoja tjera që të furnizohen me produkte vendore të qumështit në mënyrë që të tejkalohet kjo situatë dhe ruhet sado pak fuqia blerëse( shume shtete kanë filluar ta bëjnë)
  • Si pasojë e rritjes së kostos së përpunimit të përkrahen qumështoret për çdo litër qumështi të grumbulluar (me 0,03 €/cent/liter)
  • Të ushtrohet ndikimi për burime kreditore dhe të krijohet mundësia e një riprogamimi të kredive të marra dhe mundësi kreditimi me kredi të reja me greisperiudhe deri në tre vite dhe afat kthimi të kredive me kohëzgjatje deri ne 15- 20/vite, kjo për të ruajtur dhe krijuar një stabilitet të sektorit dhe për të investuar sipas trendit dhe planifikimeve që kishim
  • Të futen produktet vendore të qumështit në pakot për ndihma sociale, të shpërndara nga institucionet publike;

Nëse nuk ndërmerren masa urgjente nga insitucionet përkatëse, sektori i përpunimit të qumështit do të jetë i detyruar të ndalojë grumbullimin e qumështit të freskët për shkak të grumbullimit të stoqeve nëpër fabrikat e përpunimit të qumështit. Kjo do të shkaktojë dëme të mëdha në sektorin e blegtorisë, përkatësisht atë të fermave të prodhimit të qumështit.

Nëse përkrahja urgjente nuk do të ndodh do të kemi pasoja të pariparueshme dhe shkatërrim të këtij sektori vital në fazën e lulëzimit të saj dhe kjo do të nxisë një mosbesim të madh në institucionet, qeverinë tonë në momentin më të ndjeshëm sa i përket mbështetjes së këtij sektori vital ekonomik për Kosovën.

Shpresojmë që kërkesa jonë të has në mirëkuptimin tuaj!

Me respekt,

Milazim Berisha – Kryetar i SHPQK-së
Gani Durmishaj – Kryetar i SHIQK-së

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.